Gjykata merr vendim: Një muaj paraburgim për Spasiqin që u arrestua për sulm ndaj gazetarëve në veri

17:50 | 19 June 2023

Një muaj paraburgim për Spasiqin që u arrestua për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshurit Dalibor Spasiq, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, gjykatësi i procedurës paraprake, Xhemajl Jusufi.

Mitrovicë- Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pak pritet të fillojë seanca paraprake ndaj të dyshuarit Dalibor Spasiq, i cili u arrestuar më 17 qershor, nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, nënkryetari i kësaj gjykate, Bekim Veliqi.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të mbahet tek gjyqtari Xhemajl Jusufi.

Komento: