Gjykata merr vendim për Burdushin

13:46 | 15 December 2018

Mjekut popullor, Hysri Peçani i njohur si “Burdushi”, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

“Burdushi”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshmin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëmi veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shamngie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019, raporton Kallxo com

Prokurori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, ekziston rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dëmtimin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia , andaj prokurori ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Gjyqtari i çëshjtes Luan Berisha ka marrë vendim, dhe i ka vazhduar masën e paraburgimit, pasi që sipas gjyqtarit të çështjes ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Ditë më parë është raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar rreth 2 milion e 600 mijë euro pasuri të Burdushit.

Burdushi është dënuar më herët me gjobë 5,000 euro, dhe me 1 vit burgim, për një veprët penale të mashtrimit, të ndodhu në vititn 2015, gjithasthu të njëjti nga Gjykata Themelore Prizre, i është ndalaur edhe ushtrimi i profesionit për periudhën 3 vjeçare.

Ndërsa tashmë Burdushi gjendet në paraburgim i dyshuar për 4 vepra penale.

Komento: