E godet grushte dhe e djeg me cigare gruan, gjykata merr vendim për ferizajasin.
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të hkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal-Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 04.08.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale e godet me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke e shtypur me gishta në të dy duart, si dhe gjithashtu para dy apo tri ditëve e ka goditur me grushta në kokë dhe e ka djegur me cigare në dorën e majtë, hundë dhe në gjokes, me ç’rast e dëmtuara kishte pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime posedon raport mjekësor nga Qendra Emergjente në Ferizaj.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.