Gjykata pa vendim për policin, por kjo është kërkesa e prokurorisë

17:32 | 07 February 2019

Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi tronditi tërë vendin.

Për një rast i tillë shumë i rëndë, padyshim se pati shumë reagime të ashpra.

Ruhan Salihu prokurori i rastit të Vesel Veselit ka thënë se seanca dëgjimore për policin hetues ka përfunduar, mirëpo, për të njejtin ende nuk është bërë i ditur vendimi i gjykatës.

Seanca e cila ka filluar në orën 14:00, ishte vetëm dëgjimore, e në këtë rast, prokuroria ka kërkuar që Veselit të i vazhdohet masa e ndalimit.

Ende nuk është marrë vendimi, gjyqtari është duke vendos, seanca ka përfunduar, dmth dëgjimorja, po për vendimin ende nuk dijmë.Unë pres që të i caktohet masa e ndalimi, vlerësimi ynë është që duhet t’I vazhdohet masa”, deklaroi ai.

Ndërkaq, avokati i Veselit ka thënë se ka kërkuar një masë më të butë për klientin e tij, duke deklaruar se arsyetimet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Bekim Kafexholli ka thënë se prokuroria i ka dhënë pretendimet e veta ndërkaq ai si avokat mbrojtës i Veselit i ka kundërshtuar këto pretendime për shkak se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së ndalimit.

“Sapo e përfunduam seancën dëgjimore, me kërkesë të prokurorit për caktimin e ndalimit. Prokuroria i dha pretendimet e veta, ne si mbrojtje i dhamë kundërshtimet për shkak se nuk janë përmbushur kushtet ligjore lidhur me caktimin e ndalimit. Më tepër nuk më lejon as kodi etik që të flas sepse është rasti për një të mitur”, ka thënë Kafexholli.

Vesel Vesel po dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit ndaj vajzës A.G, pasi që e njëjta ishte drejtuar te polici hetues për të lajmëruar një rast tjetër të natyrës së tillë.

Komento: