Gjykata Speciale cakton katër seanca gjyqësore gjatë muajit prill ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

16:31 | 22 Shkurt 2023

Specialja cakton katër seanca gjyqësore gjatë muajit prill ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Katër seanca gjykimi janë caktuar për në muajin prill nga Dhomat e Specializuara, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një gjë e tillë u bë e ditur në kalendarin e gjykimeve të DhSK-së, për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, transmeton klankosova.tv.

Seancë është caktuar për 3 prill, datë e cila është caktuar edhe si datë e fillimit të gjykimit. Po ashtu, seancë janë caktuar edhe për 4 dhe 5 prill.

Komento: