Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

18:53 | 22 Prill 2021

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Të premten, më datë 30 prill do të mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave, shkruan lajmi.net.

Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.

Komento: