Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbrojtjes dhe vlerësimi i secilës provë më 9 shkurt

18:56 | 03 Shkurt 2026
gjykata-speciale-del-me-njoftim:-fjalet-permbyllese-te-mbrojtjes-dhe-vleresimi-i-seciles-prove-me-9-shkurt

Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shpjeguar në detaje zhvillimet kryesore që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve dhe administrimi i provave.

Gjykata ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të fillojnë më 9 shkurt, duke shënuar një fazë vendimtare të procesit. Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, gjyqtarët do të hyjnë në fazën e vlerësimeve të tyre konfidenciale, ku do të analizojnë secilën provë dhe deklaratë dëshmitari për të arritur në një vendim përfundimtar.

“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Gjykatës, gjatë kësaj faze do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve, si dhe çdo pjesë e provave që janë ofruar gjatë procesit, duke përfshirë dokumente, raportime dhe prova materiale të administruara në sallën e gjyqit.

Closing statements in the Thaçi et al. trial will begin on the 9th February. A brief overview of proceedings can be found here. pic.twitter.com/fP3iJSdNSf

— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) February 3, 2026

Komento: