Gjykata Speciale deri më tani ua lejoi vetëm 13 vizita të akuzuarve

08:08 | 14 March 2025
gjykata-speciale-deri-me-tani-ua-lejoi-vetem-13-vizita-te-akuzuarve

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle sot në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij.

“Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai.

Komento:
loading