Gjykata Speciale do thërrasë një dëshmitar i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar

09:53 | 24 July 2019

Në Gjykatën Speciale do të ftohet një person që në luftë ishte 8 vjeçar.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Për këtë arsye ai javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Përpos Haradinajt, në Hagë po qëndron edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili po ashtu pritet të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Speciales. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja ka përfunduar intervistimin e tij dhe sot pritet të kthehet në Kosovë.

Lidhur me tërë këto zhvillime ka reaguar edhe këshilltari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe filozofi Blerim Latifi, shkruan Reporteri.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në ditët në vazhdim i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi.

Komento: