Gjykata Speciale fton komandant Remin më 14 janar

21:31 | 06 December 2018

Ish-komandant i UÇK-së, Rrustem Mustafa ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Koci në një postim në Facebook, ka thënë se Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, është ftuar nga Dhomat e Specializuara për intervistim, përcjell lajmi.net

Njoftimi i plotë i Kocit:

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.

Komento: