Gjykata Speciale fton për intervistim edhe një ish- ushtar të UÇK-së

14:03 | 11 November 2019

Gjykata Speciale, është më aktive se kurrë këto ditë.

Sot, ftesë nga kjo gjykatë ka marrë Shefqet Buçaj, ish-ushtar i UÇK-së, nga Zona e Pashtrikut, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë Facebook, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ndryshe, dje ftesa kanë marrë edhe dy ish-ushtar të UÇK-së, përfshirë edhe deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

Komento: