Gjykata Speciale fton për intervistim edhe Sami Lushtakun

15:14 | 11 December 2018

Gjykata Speciale po vazhdon të dërgoj ftesa për ish- komandantët e UÇK-së.

Ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kjo gjë është konfirmuar nga avokati mbrojtës, Arianit Koci, raporton Indeksonline.

Lushtaku ështuë ftuar që të jetë i pranishëm në Hagë me datën 14 janar 2019.

Tutje avokati Koci ka thënë se Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë që Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar.

Njoftimi i plotë:

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje.

Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

Komento: