Gjykata Speciale fton për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së

15:13 | 07 Korrik 2020

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim një ish-ushtar të UÇK-së.

Specialja ka ftuar për intervistim një ish-ushtar të UCK-së, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati.

Gucati ka bërë të ditur se i ftuari i radhës në Hagë është Elbasan Shoshaj, ish-pjesëtar i UÇK-ës.

“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, shkruan Gucati.

Komento: