Gjykata Speciale në “aksion”,fton një zyrtar të AAK’së

16:31 | 18 Dhjetor 2019

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të UÇK-së.

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, ka njoftuar se ka pranuar një ftesë Gjykata Speciale.

Mehmetaj thekson se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Kreu i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë shtoi se do t’i përgjigjet me krenari ftesës.

Njoftimi i plotë:

Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të Gjykates Speciale ma solli ftesën për në Hagë. Punë e madhe…..

Jam i ftuar në cilësinë e të DYSHUARIT!!!!

Do ti përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu që kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanëshme. Krimet në Kosovë i kanë kryer serbët dhe Serbia dhe ata janë kriminel e jo ne Çlirimtarët që ishim të detyruar të bënim luftë mbrojtesë dhe ÇLIRIMTARE.

UÇK përjetë e mot!

Komento: