Gjykata Speciale njofton zyrtarisht për seancën e nesërme ndaj katërshes së UÇK-së, linku i transmetimit

12:13 | 15 Shtator 2026

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.

Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglisht dhe serbisht, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Dhomat e Specializuara u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.

Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube.

Katërshja e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë hedhur poshtë duke u deklaruar të pafajshëm, duke u shprehur se kauza për të cilën luftuan ishte e drejtë dhe çlirimtare.

Komento: