
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes/video-incizimit ndaj të pandehurit E.K., i akuzuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës, ndërsa pas unifikimit të dënimeve, e ka dënuar me dënim unik me gjobë prej 800 euro si dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 4 muaj.
Në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga data 02 korrik 2025.
Sa i përket pikave I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, pasi Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale për këto pika.