Një muaj paraburgim ndaj 13 të përfshirëve në rastin “TOTO”.
Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj 13 të pandehurve që janë të përfshirë në rastin e njohur si “TOTO”.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme euro, franga zvicerane, narkotikë, armë, foto, dokumentacione dhe procesverbalet e marrjes në pyetje pranë policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.
Më poshtë i keni inicialet e të dyshuarve dhe veprat penale për të cilat akuzohen:
1. S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, fajdeja
2. P.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
3. S.G., Fajdeja, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge
4. L.B., Fajdeja, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sulmi, detyrim si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
5. I.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
6. V.T., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
7. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
8. D.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
9. A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
10. A.D., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
11. H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
12. A.S., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
13. E.G., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.