Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes do të vazhdojë nesër

17:21 | 28 Nëntor 2023
gjykimi-ndaj-pjeter-shales,-deshmia-e-deshmitarit-te-nente-te-mbrojtjes-do-te-vazhdoje-neser

Dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtjes (me kodin W04280) do të vazhdoje edhe gjatë ditës së nesërme në çështjen gjyqësorë ndaj Pjetër Shalës.

Siç njoftoi kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia gjatë seancës së nesërme do të vazhdojë serish me pyetje për dëshmitarin përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kujtojmë se dëshmia e dëshmitarit të nëntë të mbrojtës i cili është edhe me masa mbrojtëse u dëgjua pothuajse tërësisht në sesion privat për publikun.

Gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia njoftoi se seanca e nesërme do të vazhdojë me orar të rregullt si zakonisht duke filluar nga ora 9:30 me 45 minuta me vonesë në transmetim, ndryshe nga sot.

Komento: