
Paneli i Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që do të vendos për rastin e ish-krerëve të UÇK-së tashmë është caktuar.
Trupi gjykyes që do ta trajtojë lëndën përbëhet nga:
Michele Picard, gjyqtare franceze, kryetare e Panelit;
Kai Ambos, gjyqtar gjerman, anëtar;
Nina Jorgensen, gjyqtare norvegjeze, anëtare.
Ata do të shqyrtojnë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.
Që të tre u caktuan nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, transmeton Klankosova.tv.
Paneli është ngarkuar të vendosë për kërkesën e mbrojtjes, si dhe për çdo parashtresë tjetër të palëve që lidhet me njoftimin e ankesës kundër aktgjykimit të çështjes Thaçi dhe të tjerët.
Kujtojmë se më 16 shtator, shkalla e parë e Gjykatës Speciale i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, Kadri Veselin me 18 vjet e Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.