Gjyqtari e pyet sërish për Enver Sekiraqën: Remi tregon kush e liroi

16:38 | 17 Korrik 2023

Ish-komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, është pyetur sërish lidhur me Enver Sekiraqën.

Gjyqtari e ka pyetur Remin rreth arrestimit të tij, dhe më pas rreth urdhrit se kush e liroi.

Remi ka thënë se vendimi për lirim është marrë nga zona e tij dhe shtabi i përgjithshëm.

Nacionale sjell përgjigjet e Remit për këtë temë:

Gjyqtari: A u kujtohet Enver Sekiraqa?

Rrustem Mustafa: Po

Gjyqtari; Dhe ai ishte njëri nga të ndaluarit në Majac?

Rrustem Mustafa: Po

Gjyqtari A iu kujtohet se kush e urdhëroi lirimin e këtij presoni?

Rrustem Mustafa: KA qenë koha kur nuk kemi pasur kushte për mbajtjen e këtyre në ambientet e tona.

Gjyqtari: Si ndodhi, ju apo shtabi i përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Ne bashkë me shtabin e përgjithshëm

Gjyqtari: Cila ishte përfshirja e shtabit të përgjithshëm?

Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet

Komento: