Gjyqtari i ndeshjes Kosovë-Turqi, do drejtojë ndeshjen Real-Bayern

12:25 | 05 Prill 2026

Na ndajnë dhe dy ditë nga superndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayernit.

Ndeshje kjo që vë dy superfuqitë botërore përball njëra tjetrës.

Ndërsa po ashtu u vendos se kush do të gjykojë këtë ndeshje, me UEFA-në që i besoi anglezit Michael Oliver.

Oliver, javën që lamë pas ishte në Prishtinë ku gjykoi ndeshjen finale të play-offit mes Kosovës dhe Turqisë.

Ndeshja Real Madrid-Bayern, zhvillohet të martën në “Bernabeu” me fillim në ora 21:00.

Komento: