Gjyqtari i Superligës së Kosovës rezulton pozitiv në koronavirus

22:40 | 17 June 2020

Gjyqtari i Superligës së Kosovës ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Ilir Mehmeti, gjyqtar i Superligës së Kosovës në futboll, është prekur nga COVID-19.

Gjyqtari Mehmeti, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se pas testimit të bërë, ai është informuar se është infektuar me koronavirus.

“Të nderuar miq, Pas testimit në Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetë izoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Shpresoj shumë se numri i të prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur. Deri atëherë, ju uroj juve dhe të dashurve tuaj shëndet dhe siguri”, ka shkruar ai.

Mehmeti këtë sezon ishte i deleguar vetëm në një ndeshje, atë mes Prishtinës dhe Ferizajt, si gjyqtar i katërt.

Komento: