Gjyqtari Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj Erion Veliajt

15:55 | 15 Korrik 2026
gjyqtari-panda-dorehiqet-nga-gjyqi-ndaj-erion-veliajt

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes, ndërsa në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.

Top Channel raporton se pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt.

Komento: