Gjyshinca kundër VV-së, përkrahë opozitën për hetimin rreth rezervave shtetërore

14:44 | 21 Shtator 2023
gjyshinca-kunder-vv-se,-perkrahe-opoziten-per-hetimin-rreth-rezervave-shteterore

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, gjatë seancës së të enjtes për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore, tha se do ta përkrahë formimin e këtij komisioni.

Kjo përkrahje e Gjyshincës për themelimin e një Komisioni Hetimor vjen pas disa orësh argumentime nga shefja e GP të VV-së dhe deputetë të tjerë të partisë që drejton Kurti se s’ka nevojë për themelimin e tij meqë po merret Prokuroria me çështjen e rezervave.

“Është në interesin absolut të publikut që në mënyrë të detajuar qoftë nga gjyqësori qoftë nga legjislativi të kuptojë së çfarë ka ndodhur. Konsideroj që është në kuadër të deputetëve dhe kuvendi që t’i shërbejë interesit publik duke i zbatuar mekanizmat të cilat i garanton Kushtetua për ta bërë një gjë të tillë. Unë sot do ta përkrah krijimin e këtij komisioni”, tha ai.

Komento: