Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur në terr.
Disa lagje të Prishtinës, Dardania, Ulpiana, Kalabria, një pjesë e Qendrës dhe një pjesë e Bregut të Diellit, kanë mbetur pa energji elektrike pak para orës 19:00.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë që defekti është te KOSTT-i, e zyrtarë të kësaj të fundit kanë konfirmuar për KTV-në se në sistem ka një defekt të madh, porse ende nuk dihet qartë për çka bëhet fjalë.
Ekipet janë në terren për të identifikuar problemin, dhe shumë shpejt KOSTT-i do të dalë me një njoftim zyrtar.