Gjysmë maratona ‘Prishtina 2019’, ja kush janë fituesit

12:44 | 28 Prill 2019

Në kryeqytet sot është organizuar gjysmë maratona ‘Prishtinë 2019’.

Si vitin e kaluar edhe këtë vit janë garuesit kenian të cilët kanë arritur të parët në finish në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2019’ në disiplinën në 21 kilometra.

I pari doli Hoseat Kiplagat Tuei, ndërsa i dyti bashkvendasi i tij, Kipruto Kibire. Kurse, i treti Yoseef Sbaai.

Ndërsa tek garuesit vendor ishte Tiron Mamusha, ai i cili doli i pari në disiplinën 21 kilometra.

Edhe në kategorinë e femrave ishte atletja nga Kenia ajo e cila zuri vendin e parë.

Komento: