Gjysmëmilionin i parë për Specialen kontraktohet me procedurë sekrete

08:05 | 18 Janar 2019

Procedurë sekrete me gjysmëmilionin e parë për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Tek dy subjekte juridike ndërkombëtare Kosova i ka çuar gati gjysmë milioni euro të buxhetit të alokuar për mbështetjen e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale.

Procedura e kontraktimit ka qenë konfidenciale, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Drejtësisë kanë konfirmuar se janë shpenzuar 466.309.41 euro për zbatimin e një vendimi të Qeverisë dhe për marrjen e këshillave juridike për formën e adresimit të obligimeve të Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale.

Se kush janë këto subjekte nuk kanë treguar në këtë institucion. Kanë dhënë një arsye për këtë.

Komento: