Glauk Konjucfa tregon për çka u bisedua në takim me përfaqësuesit e LDK-së

14:54 | 18 October 2019

Drejtues të Vetëvendosjes dhe LDK-së janë takuar sot për ta harmonizuar programin qeverisës.

Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje pas takimit me Avdullah Hotin dhe Lumir Abdixhikun nga LDK ka dhënë detaje se çfarë diskutuan aty.

Në takim, sipas Konjufcës nuk është diskutuar për ndarjen e ministrive po për tema të rëndësishme dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

“Tashmë e keni një komunikatë se cilat ishin çështjet që u diskutuan në takimin e parë të grupeve punuese për konceptimin e qeverisjes së re. Ne mendojmë që gjëra më e mirë që mund t’i kontribuonte kësaj atmosfere do të ishte një llojë mirëkuptimësimi”, tha ai.

Tutje Konjufca foli edhe për deklaratat e nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Lutfi Hazirit.
Tha se takimi i sotëm ka qenë pa kushtëzime.

“Ne kemi nevojë për reformat të thella në drejtësi, arsim, administratë. Nuk është folur as për ministri e as për ndarje të resoreve të ndryshme, pra kushte nuk ka pasur”, ka thënë Konjufca.
Takimi i rradhës mes këtyre dy grupeve do të mbahet të mërkurën me fillim prej orës 15:00.

Komento: