Glauk Konjufca deklarohet i pafajshëm, pasnesër shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj tij

11:34 | 26 Gusht 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi datën 28 gusht 2026 për shpalljen e aktgjykimit ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në rigjykimin lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjyqtarja e lëndës, Edita Çanta caktoi këtë datë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të kësaj lënde, të cilën Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim.

Prokurori Dardan Çela vlerëson se i akuzuari me veprimet e tij që i ka ndërmarrë në ditën kritike, është fajtor dhe i përgjegjshëm.

Komento: