Glauk Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Glauk Konjufca dorëzon padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

11:49 | 07 Shkurt 2019

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj do të përballet me drejtësinë.

Kjo pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dorëzuar padi ndaj tij.

Ai para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur “shpifësin Molliqaj”, për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca

Komento: