Glauk Konjufca thotë se janë bërë dy kr ime të mëdha me homologimin, njëri nga Fatmir Limaj tjetri nga Pal Lekaj.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, ka thënë se në Kosovë janë bërë dy kr ime të mëdha sa i përket homologimit të veturave dhe vendimet e marra kanë qenë antikushtetuese.
Për kr imin e parë ai fajson ministrin e atëhershëm Fatmir Limajn.
“Kr imi i parë është ai i vitit 2008. Atë udhëzim e ka marrë ministri i atëhershëm Fatmir Limaj. Në vitin 2008 duke e keqinterpretuar qëllimisht ligjin e atëhershëm për siguri në komunikacion, ai shkon dhe e shkruan një udhëzim administrativ duke e pasur në mendje një kompani të caktuar të cilën e përgatisin të ja japin një fushë siç është kjo procedura e homologimit në Kosovë. Ajo kontratë i ka 10 vite afat”, ka thënë Konjufca për kr imin e parë.
Ndërsa për kr imin e dytë Konjufca tha se fajtor është Pal Lekaj.
“Kr imi i dytë është bërë kur kësaj kontrate i është ofruar fundi, dhe në vend se më shfrytëzuar këtë për ta ndërprerë kontratën, Pal Lekaj e merr udhëzimin administrative të tij i cili ia siguron vazhdimësinë monopolist në homologim, kompanisë “Eurolabi”, tha ai.