Glauk Konjufca flet për vizitën e ish-krerëve të UÇK-së: Ata janë të pakënaqur, si gjithë populli i Kosovës

11:43 | 21 Qershor 2022

Konjufca flet për vizitën e ish-krerëve të UÇK-së: Ata janë të pakënaqur, si gjithë populli i Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë të premtes ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Pas kësaj vizite, Konjufca është deklaruar sot se ka takuar ish-krerët e UÇK-së ndërsa tha se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Unë e vizitova z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Haradinaj.Sali Mustafa ka qenë në izolim të plotë para një muaji, para një muaji ka të drejtë të rrijë edhe me të tjerët, por ka qenë në izolim të thellë.Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt”, tha ai para mediave.

Tutje Konjufca tha se ata vazhdojnë të jenë të pakënaqur, ashtu siç është i gjithë populli i Kosovës.

“Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë”, shtoi ai.

Konjufca po ashtu tha se kjo gjykatë është qaq e varur sa nuk iu duk fare e Kosovës.

“Ajo gjykatë është qaq e varur sa nuk m’u duk fare e Kosovës që është. Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë”, shtoi ai.

Komento: