Glauk Konjufca flet si kryeparlamentar: Për mua, deputetët e të gjitha partive do të jenë të barabartë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Glauk Konjufca flet si kryeparlamentar: Për mua, deputetët e të gjitha partive do të jenë të barabartë

11:59 | 22 Mars 2021

Konjufca: Për mua, deputetët e të gjitha partive do të jenë të barabartë.

Pak çaste pasi u emërua kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u është drejtuar qytetarëve nga karrigia e kryeparlamentarit.

Teksa ka falënderuar deputetët që votuan pro tij, Konjufca është zotuar se gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.
“Zotohem se do ta kryej detyrën time me nder, me përgjegjësi dhe përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, për mua do të ketë deputetë të barabartë të popullit të Koëovës, sepse kështu jemi”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Express.

Tutje, ai ka mbyllur seancën konstituive të Kuvendit, duke shtuar se për seancën e ardhshme për formimin e Qeverisë do ta njoftojë opinionin me kohë.

“Po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa votuar ata as ne nuk do të mund të vinim këtu, na priftë e mbara në punët që na presin dhe në këtë rast po e shpall të mbyllur këtë seancë, kurse për seancës e zgjedhjes së Qeverisë do tju lajmërojmë me kohë”, tha ai.

Glauk Konjufca është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Kundër tij kanë votuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe. Vota ka marrë nga deputetët e AAK-së, minoriteteve tjera shumicë dhe Xhavit Halitit të PDK-së.

Komento: