Glauk Konjufca: Nëse drafti i ri për Asociacionin është në interes të Serbisë, duhet të shkarkohet Ekipi Menaxhues

11:23 | 20 April 2023

Konjufca: Nëse drafti i ri për Asociacionin është në interes të Serbisë, duhet të shkarkohet Ekipi Menaxhues.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Ekipi Menaxhues e dërgon një version që është në interes të Serbisë dhe i njëjtë sikurse i kaluari, duhet të shkarkohet nga Qeveria.

“Si është e rregulluar kjo punë nga e kaluara është se ekziston një Ekip i Menaxhimit, i cili ka pasë obligim për të ofruar një version të Asociacionit. Një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionojë, duke e parë përbërjen e këtij menaxhmenti, i cili përbëhet edhe nga deputetë të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën. Unë mendoj nëse ky menaxhmet ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë unë mendoj që me e udhës për Kosovë është që të shkarkohet ky menaxhment”, ka thënë Konjufca sot.

Ai tha se duhet të pritet 2 maji kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë në Bruksel për të parë se çfarë do të ndodhë.

Komento: