Grabovci thotë se edhe nëse Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut nuk duhet të turpërohet.
Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën në emisionin ”Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Në këtë emision Grabovci ka folur edhe për një prej temave më debatuara këtë javë, nëse Glauk Konjufca ishte apo jo pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Ish-zyrtari i PDK-së thotë se e ka njohur babain e Glauk Konjufcës dhe ka pasur përshtypje të mira edhe për të birin e tij, Glaukun.
“Glauku vepron në shpërputhje me brendësinë e tij shpirtërore. Kam bërë përpjekje të bashkëpunoj më të edhe kur kam qenë deputetë”.
I pyetur nëse Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, Grabovci ka thënë se Konjufca duhet ta thotë fjalën e tij.
“Nuk duhet të turpërohet edhe nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut…Deklaratat kundër SHIK-ut le të mbesin në ndërgjegjen e secilit t’i vlerësojë…”, tha ndër të tjera Adem Grabovci