Glauk Konjufca: PSD po bën pazar për territor me Hashim Thaçin

14:02 | 15 Dhjetor 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se nuk do të shkojnë në seancën e dialogut, përderisa ka akuzuar PSD se po bën pazare për territor me Hashim Thaçin.

Konjufca, tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun që pritet të fillojë për pak minuta. U shpreh se PSD-ja është përfshirë në pazaret e Hashim Thaçit për territor dhe sipas tij po i ndërrojnë qëndrimet më shpesh se qorapet.

Konjufca tha se Qeverinë Haradinaj po e mban gjallë PSD-ja duke i akuzuar se janë shndërruar në patericë të pushtetit.

Konjufca tha se pas dështimit në INTERPOL dhe mosliberalizimit të vizave, rënia e kësaj qeverie ka qenë shumë e sigurt. “Nuk ka pas rrugë tjetër pos me dhënë tërheqje e me shku të shpija”, por tha se doli në skenë PSD-ja për ta shpëtuar.

“Rënia e sigurtë e kësaj qeverie që kurrë se ka ditë sa numra i ka, i ka pas numrat e ndryshme.Doli në skenë PSD për ta shpëtuar, sepse po bëhet asistëncë e kësaj qeverie në negociatat me Serbinë”, tha Konjufca.

Më tej i kërkoi falje elektoratit të VV-së, që PSD-ja mori votat me kauzën e Vv-së kundër dialogu ndërsa tash iu është keqpërdoruar vota.

“Më duhet t’i kërkojë flaje edhe elektoratot të VV-së që PSD po i ndërrojnë qëndrimet politike sikurse qorapat, kjo është e neveritshme çka po bën PSD-ja. Është shndërruar në patericë të pushtetit. Mi marrë votat me kauzë të VV-së kundër dialogut, e me keqpërdor votën dhe me kthy votën për dialog që e kanos Kosovën për ndarjen e territorit”, u shpreh ai.

“Për gjith ju që keni pas dilema për daljen e këtyre njërëzve prej VV-së në ditët e ardhshme keni me pa të shkruar arsyen pse këta kanë dalë për VV-së. Brenda VV-së as ëndërr se kishin pa këtë pazar që po e bëjnë me Hashim Thaçin”, tha ai.

Theksoi se VV nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.

“ Le të shihet sot se kush po bëhet faktori kryesor i mbijteteës se Qeverisë Haradinaj”, përfundoi ai.

Ndryshe në këtë seancë nuk do të marrë pjesë as LDK-ja, ata janë shprehur se kjo qeveri nuk ka legjitimitet.

Avdullah Hoti ka akuzuar PSD-në se kanë koalicion të fshehur me PAN-in, si dhe ka përsëritur se Qeveria nuk ka legjitimitet për dialog.

Komento: