Glauk Konjufca ka folur për krijimin e qeverisë së re.
Në ‘Debat Plus’ Glauk Konjufca nga radhët e VV-së ka folur edhe për Nismën se nëse kjo parti kalon pragun ka trguar se nëse kjo parti do të jetë shkaktare e prishjes së një marrëveshjeje në mes LDK e VV-së.
Konjufca tha se nuk është e rëndësishme se nëse Nisma do të jetë në qeveri a jo, sipas tij ajo nuk mund të ndikoj në prishjen e një koalicionit në mes të LDK-VV-së.
“Nuk mendoj që është çështja më e rëndësishme nëse Nisma do të jetë në qeverinë e Kosovës, nuk mendoj që përfshirja a po mos përfshirja e Nismes përbën një element përreth të cilit shtizat thehen deri në prishje të koalicionit në mes VV-LDK”, është shprehur Konjufca.