Glauk Konjufca tregon se si shpëtohet Kosova

21:55 | 06 December 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se që të mos shkelen të drejtat e Kosovës, e që të realizohen ato, “do të duhej që Serbia ta njihte Republikën e Kosovës, me të drejtat e serbëve brenda Kosovës, të cilat s’e tejkalojnë Planin e Ahtisaarit”.

“Nëse duam ta shpëtojmë Kosovën, interesat mbrohen kështu”, është shprehur Konjufca.

“Serbia ka ngulur këmbë. S’e pranon këtë version. Kjo i ndërlikon gjërat për presidentin tonë dhe për (Federica) Mogherinin”, ka thënë deputeti i VV’së.

Sipas tij, duhet doemos kompromis – por assesi një që shkel interesat e Kosovës.

Një skenar i tillë, në dëm të Kosovës, do të ndodhte nëse “Serbia çon letër të njohjes” dhe hap rrugën për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Janë dy tri hapa, që Kosova kinse përfiton diçka, por kjo paguhet me territor”, është shprehur ai.

Komento: