“Globi nuk na pret neve”, thotë Osmani për krijimin e institucioneve

10:38 | 02 April 2025
“globi-nuk-na-pret-neve”,-thote-osmani-per-krijimin-e-institucioneve

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë që është e mundur.

Duke folur për këtë temë, e para e shtetit mes tjerash tha se “globi nuk na pret neve duke ditur situatën gjeopolitike të tanimshme”

Osmani deklaroi se nuk përzihet në çështjen e koalicioneve, por që siç tha ajo këto institucione duhet të krijohen në afatet ligjore.

Këto komente e para e shtetit i bëri pas takimit që pati me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy

Deklaratat vijnë një ditë pasi ajo e thirri seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill.

 

Komento:
loading