Glod Ag me deklaratë “bombë” kur pyetet se a do e puthte gruan në publik

11:16 | 30 Janar 2023

Pyetet se a do e puthte gruan në publik, Gold AG bën deklaratën ‘bombë’.

Reperi Gold AG si çdoherë merr vëmendje me deklaratat e tij, siç ka bërë edhe së fundi në emisionin “Zemër Luana”.

Derisa iu përgjigj pyetjeve në pyetësorin që nuk duhet t’i përgjigjej me frazat “po, jo, mbase, ndoshta”, një ndër pyetjet e këtij pyetësori ishte se a do t’i dhuronte puthje në buzë bashkëshortes në publik.

“Nuk do e puthja gruan në publik, se atë e bëjnë vetëm kafshët”, tha ai, shkruan Kosovarja.

Vlen të theksohet se Goldi është tejet i rezervuar sa i përket jetës private dhe din ta ruajë shumë mirë.

Komento: