Gnabry mund të largohet në verë, Bayerni merr këtë vendim!

18:40 | 29 Prill 2023

Serge Gnabry mund të largohet nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Florian Plettenberg, kampioni gjerman do të lejojë largimin e sulmuesit të krahut, nëse marrin një ofertë të përshtatshme.

Gazetari gjerman, i afërt edhe me klubin, ka raportuar se Bayerni është i hapur për të shitur së paku njërin nga sulmuesit anësorë gjatë verës.

Në rastin e Gnabry, besohet se “Bavarezët” do të kishin më shumë oferta të përshtatshme.

Në anën tjetër, reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka marrë ende një vendim lidhur me të ardhmen. Ai nuk është se ndjehet i palumtur në “Allianz Arena”.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri në vitin 2026 dhe është një nga futbollistët me më së shumti trofe të fituar në klub.

Mundësia e largimit të një prej fituesve më të mirë dhe përdorimi i fondeve diku tjetër mund të jetë ndoshta arsyeja kryesore pse klubi është i gatshëm ta lejojë që atë të largohet këtë verë.

Komento: