Arsenali ka vendosur që të bëjë disa largime nga skuadra.
Arsenal do të largojnë tre lojtarë për të mbledhur fonde për transferimet e kësaj vere.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kërkon të përmirësojë skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri, por drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar para të mjaftueshme për tregun e transferimeve.
Për t’i hapur rrugën transferimeve të reja, Arsenal do të vendos në shitje tre lojtarë.
‘Daily Star’ shkruan Laurent Koscielny, Nacho Monreal dhe Calum Chambers, janë tre lojtarët që do të largohen nga Arsenal.
Vendin e sigurt te Arsenal, nuk e kanë as dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.