‘Godet’ Barcelona, vjen me ofertë marramendëse për yllin e Atleticos

19:34 | 25 Shkurt 2019

Skuadra katalonase duket se e do me ҫdo kush lojtarin e Atletico Madridit.

Barcelona është e vendosur të shpenzojë para të majme gjatë verës për transfere.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti katalunas ia ka mësyrë mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez.

“Blaugrana” po përgatiten t’i paguajnë 110 milionë euro për 24 vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2026.

Saul ka kontribuuar me dy gola dhe një asistim në 21 ndeshje në La Liga këtë sezon me Atleticon.

Komento: