Duket se skuadra e Chelseas do të bëjë disa transferime të mëdha.
Edhe pse u dënua nga FIFA për dy afate kalimtare, Chelsea është duke menduar t’i bëjë disa lëvizje.
Skuadra londineze e ka apeluar vendimin e FIFA-s në CAS, gjersa pritet që dënimi të vlejë vetëm për afatin kalimtar të janarit.
Kështu, Chelsea është duke tentuar ta transferojë Leon Baileyn nga Bayer Leverkuseni.
Talenti anglez ka bërë me dije se është fans i skuadrës nga Londra, ndërsa shpreson që një ditë luajë në Stamford Bridge.
Chelsea do t’i paguajë 70 milionë euro për ta transferuar Baileyn nga skuadra gjermane.