“Godet” Guardiola, zbulon pse REFUZOI Juventusin

21:45 | 30 Qershor 2019

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një intervistë për mediat katalanase në lidhje me jetën e tij në klubin e Premier Ligës dhe dha një shpjegim pse ai nuk do të pranonte një kalim në Serie A në ekipin e Juventusit.

Ai gjatë këtij muaji ka qenë i lidhur me një kalim te Juve, por në fund marrëveshja nuk u realizua,përcjell ORAinfo.

“Këtu (në Manchester City) kam gjithçka që më duhet, por puna në shtëpi është më e vështirë, këtu kam Txiki (Begiristain), i cili është personi më i rëndësishëm në karrierën time, sepse më besonte edhe kur nuk isha askush.

“Unë kam edhe Ferran (Soriano), në këtë klub ka vetëm 3-4 njerëz që vendosin në fushën e sportit, kam gjithçka që kam nevojë për të punuar, nuk do të kthehem në Barcelonë apo Gjermani”, ka përfunduar trajneri spanjoll./ORAinfo/

Komento: