Godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

19:00 | 19 Janar 2019

Një aksident ka nodhur në një fshat të Pejës.

Në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës një person ka goditur me veturë viktimën mashkull gjersa ishte duke ecur skaj rrugës.

Policia njofton përmes komunikatës së i dyshuari pas goditjes së viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Komento: