‘Godet’ Liverpooli, po e transferon super-yllin e Real Madridit

21:38 | 09 Maj 2019

Duket se skuadra e Liverpoolit do t’a bëjë një super-transferim.

Liverpool po planifikon transferimin e yllit të Real Madrid, Marco Asensio.

‘The Reds’ mund të përmbyllin sezonin me dy trofe të fituar, atë dhe Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

Arritja deri në këtë fazë do t’iu sjellë të ardhura të mëdha skuadrës së Liverpool, të cilët mendojnë t’i shpenzojnë në afrimin e lojtarëve.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Liverpool dëshiron transferimin e Marco Asensio nga Real Madrid, përcjell lajmi.

Për shërbimet e yllit spanjoll, Liverpool do t’iu ofrojë ‘Los Blancos’ deri në 100 milionë euro.

Komento: