‘Godet’ Manchester City, po përgatitet për këtë super-transferim

20:02 | 20 Maj 2019

Duket se skuadra e Manchester Cityt po përgatitet për një super-transferim.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle ‘AS’, ‘Citizens’ po mendojnë të ofrojnë Gabriel Jesus për mesfushorin Rodri, transmeton lajmi.net.

Rodrigo Hernandez luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Fernandinhon, i cili tashmë ka 31 vjet dhe po shkon duke ngadalësuar hapat e tij.

Rodri shihet si ‘Busquets i ri’ dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Pep Guardiola, i cili e ka kërkuar lojtarin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klauzola e spanjollit ka vlerën e 70 milionë eurove, por Manchester City po mendon ta paguaj atë pakëz më ndryshe.

Jesus i cili ka qenë zgjedhja e dytë e Guardiolas mund të bëhet ‘kurban’ për Rodrin, pasi braziliani nuk po gëzon hapësira në ‘Etihad’.

Për lojtarin brazilian ka pasur interesim edhe nga Bayern Munich, por City do të preferonte ta dërgonte atë në ‘Ëanda Metropolitano’ në mënyrë që të siguronte shërbimet e Rodri.

Jesus do të mirëpritej në Madrid, pasi së fundmi skuadra ka humbur sulmuesin kryesorë, Antoine Griezmann.

Komento: