‘Godet’ Manchester Unitedi, po e bën transferimin e madh

20:53 | 04 Gusht 2019

Duket se Manchester Unitedi është afër një transferimi.

Manchester United janë afër për të arritur marrëveshje me Mario Mandzukic nga Juventusi, pasi janë pajtuar që t’i paguajnë sulmuesit kroat 6.2 milionë funte në vit.

Manchester United janë shumë afër finalizimit për të nënshkruar me Mario Mandzukic.

Sipas Daili Mail, Mandzukic ka arritur marrëveshje tri vjeçare ku do të fitojë 6.2 milionë funte në vit.

Juventus mund të përfshihet edhe në një shkëmbim me Romelu Lukaku nëse dëshiron, por duhet që të shtojë para.

Ata dëshirojnë që të shkëmbejnë Lukakun me Dybala, por ky i fundit e ka refuzuar shkëmbimin.

Mandzukic është lejuar që të largohet pasi që ai nuk është në planet e Maurizio Sarrit.

Komento: