Manchester Unitedi po bëhet me një lojtar të ri.
Bruno Fernandes do të jetë transferimi i radhës i Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një hap të madh para për të nënshkruar me mesfushorin 24 vjeçar të Sporting Lisbon.
Agjenti i lojtarit do të fluturojë të mërkurën në mbrëmje drejt Anglisë, pas arritjes së një marrëveshje të lojtarit me ‘Djajtë e Kuq’, bëjnë të ditur raportet e medieve.
Kartoni i Fernandes besohet se do t’i kushtojë Manchester Unitedit rreth 80 milionë euro.
Fernandes ka kontratë edhe katër vite me Sportingun, ndërsa sezonin që shkoi ishte lojtari kryesor i skuadrës portugeze.
Ai në të gjitha garat sezonin e kaluar, ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar 18 herë.